Pas realizimit të procedurave hetimore intensive, operacioni policor është zhvilluar në fshatin Shakovicë të Podujevës, me ç’rast janë ndaluar 3 persona të dyshuar, kurse një tjetër është në arrati.
Njëri nga tre personat e dyshuar, tanimë i arrestuar nga Policia, është pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Në këtë operacion të arrestuar janë personat me iniciale si në vijim:
- D. lindur me 1974 m/sh/k
Sh. H. lindur me 1968 m/sh/k
- H. lindur me 1970 m/sh/k
Me urdhër të Gjykatës Themelore është bërë kontrollimi në pesë lokacione të ndara, dy në Prishtinë dhe tri në Pejë, ku gjatë këtij operacioni si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
- dy automjete
- 5200 gramë marihuanë
- dhjetë telefona celularë
- dy revole
- 38 predha
- 2500 euro
Në asistencë ishin edhe njësitë e DTK-së (Drejtoria e Teknikës Kriminalistike), K9 (Njësiti me qen) si dhe hetues të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik-Pejë.
Ndaj të dyshuarve me vendim të prokurorit është caktuar ndalimi prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.





















