Ai tha se vendimi do të “peshohet dhe do të jetë gjithsesi më i miri në interes të Serbisë”.
Ai tha se Kosova do që të “përvetësojë edhe minierën Trepça, si dhe çdo gjë që me vite është ndërtuar në fushën e telekomunikacionit” dhe se “Serbia nuk mund të pranojë interpretime të ndryshme kur bëhet fjalë për pasurinë në Kosovë”.
Më herët gjatë ditës drejtori I Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se “para Serbisë është vënë një ultimatum serioz dhe i rëndë, sepse po I kërkohet që të heqë dorë nga pasuria e Telekomit të Serbisë në Kosovë”.
Gjuriq kërcënon qeverinë e tij: Nëse pranohet marrëveshja për telekomin, unë jap dorëheqje






















