Përpos kësaj, pjesëmarrësit e punëtorisë PONDER do të kenë mundësi eksperimentale të punës praktike në media dhe institucione siç janë: TV stacionet, radio stacionet, portalet elektronike, gazetat etj.
Gara “Kritikët e Rinj” është një pjesë tjetër e bukur e programit PONDER, ku do të shpërblehen artikujt dhe/ose xhirimet më të mira të pjesëmarrësve të cilat paraprakisht do të publikohen në media.
Pse të angazhoheni në PONDER?
- Përmirësim i të menduarit kritik
- Përmirësim i aftësive për të kuptuar mediet
- Rrjetëzimi me kritikë të rinj
- Krijimi i raporteve me media
- Shkrimi dhe kritika e produkteve mediale
- Pranimi i mentorimit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme
- Çertifikim
KUSH MUND TË APLIKOJË
- Mund të aplikoni individualisht apo si grup i dy apo tre anëtarëve
- Kur të plotësoni aplikacionin, shënoni informatat e kërkuara për secilin anëtarë të ekipit
- Secili anëtarë duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim kosovar apo çertifikatë të lindjes
- Mosha e anëtarëve duhet të jetë prej 14 deri 21.
Për më shumë informata, kontaktoni përmes e-mailit ponder@kosovoinnovations.org ose përmes numrit të telefonit 044 362 506.






















