Megjithatë, këtë nuk mund dhe nuk do ta bëjë, ka thënë Aleksandar Vuçiq, mandatar për formimin e qeverisë së re serbe.
Vuçiq gjatë debatit në Kuvendin e Serbisë lidhur me programin e qeverisë së re, duke u përgjigjur në pyetjet e liderit liberal, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se “ne në Serbi shpesh e gënjejmë njëri-tjetrin, që Kosova është fjala më e vlefshme, kurse ka plot që nuk e dinë as ku është Kosova, për shembull, nuk e kanë idenë ku është Drenasi dhe a jetojnë serbë atje”.
“Është e saktë se mosnjohja jonë e një pjesë të madhe të Kosovës dërgon në ekstremizëm, mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet hequr dorë nga territori ynë, pasi që në bazë të këtij parimi në shumë vende do të ndryshoheshin kufijtë”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se qeveria ka bërë punë të vështirë dhe të rëndësishme me Marrëveshjen e Brukselit, duke e krahasuar atë me të Dejtonit, e cila u dha serbëve Republikë brenda Bosnjës.
Vuçiq ka thënë se serbët duhet të bisedojnë me shqiptarët, pasi që kjo është politikë e përgjegjshme kombëtare.






















