Një i ri ka rënë pre e dhunës dy ditë më parë në fshatin Pllan të Lezhës.
Burime nga policia bëjnë me dije se, rreth orës 22:00, katër persona kanë kanosur 23-vjeçarin G.D., banues në këtë fshat dhe i kanë thyer xhamat e mjetit tip “Benz”.
Aktualisht, asnjë nga autorët nuk është arrestuar, ndërsa policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.















