Pjesëtari i xhandarmerisë së Serbisë, Stevan Singjeliq (30) I cili sot në orët e hershme të mëngjesit ishte plagosur afër Kurshumlisë (në kufi me Kosovën) raportohet se ka vdekur.
Sipas medieve serbe ai u qëllua nga prerës ilegalë të pyjeve që vinin nga Kosova.
Njoftohet se xhandari Singjeliq vdiq në Akademinë e Mjekësisë Ushtarake të Beogradit. Ai ishte plagosur në fshatin Orllovac. Mbi të, sipas medieve serbe, kishin shtënë shumë shqiptar prerës ilegalë të pyllit.














