• Latest
  • Trending
  • All

Lutja e një nëne

28/08/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 29 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Lutja e një nëne

28/08/2014
in Lajme

Pranvera Abazi – Zena është nëna e një fëmije tetë vjeçar, i ati i të cilit ajo thotë se e ka marrë me vete në Siri për t’iu bashkuar luftëtarëve atje, pa lejen e saj. Në disa fotografi të publikuara, djaloshi shihet në Siri në shoqërinë e luftëtarëve dhe me flamurin e Shtetit Islamik [ISIS].

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e ëma shpjegon ngjarjen si ka ndodhur. Për kthimin e djaloshit, është hapur edhe një faqe në rrjetin social Facebook, “Na ktheni djalin”!.

REL: Zonja Pranverë, djali juaj 8-vjeçar, gjendet në Siri me babanë e tij, por pa lejen tuaj. A mund të na tregoni për momentin kur ju kuptuat se ai ndodhet atje?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

PRANVERA ABAZI: Unë e kam kuptuar më 10 korrik, ka qenë ora një, përmes një mesazhi ku shkruan “Pranvera unë jam në Siri me djalë, të lajmëroj edhe një herë kur të kem valë”. Me datën 7 kanë dalë prej shtëpisë, dhe unë kam menduar që po shkojnë në Rugovë, se tha “deri të enjten e kam të lirë, të premten jam në punë dhe po e marr djalin e po shkoj”.

Me datën 10 e kam marrë mesazhin që nuk janë në Rugovë, por në Siri. Unë isha në punë edhe kur e kam parë mesazhin – njëherë nuk e këqyra mirë, meqë isha në punë, po pastaj kur e pashë mirë mbeta ashtu… nuk mund ta besoja… Unë prisja atë ditë që të vinin prej Rugove, e jo të më vinte ai mesazh…

REL: Para asaj dite, e cila tani mund të cilësohet si dita e rrëmbimit të djalit tuaj 8 -vjeçar, keni vërejtur ndonjë ndryshim te bashkëshorti juaj?

PRANVERA ABAZI: Jo. Ai është falur [rite fetare myslimane], ka qenë fetar, por për djalë asnjëherë s’ka folur – as që “kam me marrë me vete”, s’kam vërejtur asgjë. Rrobat [pantollonat] i blinte me xhepa, po i përdorte edhe në qytet e në punë, por jo diçka s’kam vërejtur. Një çantë si të ushtrisë e ka pasur në shtëpi, por atë e ka pasur shumë moti, ka më shumë se dy vjet. S’kam vërejtur diçka.

REL: …po raportet me djalin?

PRANVERA ABAZI: Raportet i kemi pasur të mira – njëjtë, sikurse ditëve të fundit, si më parë raportet i kanë pasur njëjtë.

REL: E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur dy muaj më parë, por publikisht dolët këto ditë. Pse tash; pse jo më herët?

PRANVERA ABAZI: Sepse prisja mos po vjen dhe nuk dëshiroja që kjo të bëhej publike – shpresoja që po kthehet… Kur e pashë që u bënë gati dy muaj e s’ka asgjë, atëherë kjo ka qenë gjëja e fundit – që ta publikoja… Kam pritur mos po vjen javë pas jave… edhe dy ditë, tri ditë e asgjë dhe kjo ka qenë rruga e fundit.

REL: Në opinion tashmë janë publikuar disa fotografi të djalit tuaj në Siri. Kush ua ka dërguar juve ato?

PRANVERA ABAZI: Këto fotografi i kanë gjetur përmes rrjetit social Facebook dhe m’i kanë dërguar. Unë i kam parë që më kanë ardhur përmes Facebook-ut, kush i ka gjetur s’është me rëndësi, po kanë hy dhe i kanë parë fotot e Jonit [Erionit].

S’kam besuar kur i kam parë! Në një foto është Joni me teshat që i ka pasur të veshura atë ditë kur ka dalë prej shtëpisë, kurse në fotot tjera është pas disa kohe, ku shihet që ia kanë prerë flokët dhe veshur me uniformë të atyre siç edhe duket në foto – krejt ndryshe është nga Joni që ka qenë dhe që është tash atje.

REL: Sa herë keni kontaktuar me djalin tuaj, ose edhe me bashkëshortin deri më tash?
PRANVERA ABAZI: Me Arbenin asnjëherë s’kam komunikuar, me Erionin vetëm një herë – javën e parë kur ka shkuar, më 15 korrik, kam folur.
Shumë pak e kanë lënë të flasë, ai është përgjigjur shumë shkurt.

REL: Nëse do të kishit mundësi të bisedonit me bashkëshortin tuaj, çfarë do t’i thoshit?

PRANVERA ABAZI: Do t’iu kisha lutur që ta kthejë djalin… Erioni do të jetë këtu, do të jetë mes rrethit vet, me shokë.

Tash vjen shtatori, fillon shkolla, dhe dua që ai të jetë këtu në shkollë, të jetë me familje, të jetë afër nënës së vet, e jo atje me familje tjera dhe në rreth krejt tjetër atje ku është…

REL: A keni bashkëpunim me institucionet e shtetit për ta kthyer djalin tuaj në shtëpi?

PRANVERA ABAZI: Po kemi bashkëpunuar dhe jemi në bashkëpunim me policinë. Besoj që do të kemi prapë [bashkëpunim] me ta deri në fund.

Ata vazhdimisht punojnë, asnjëherë nuk janë ndalur, por deri tash ende nuk kanë rënë në kontakt…

REL: A mund ta përshkruani pak djalin tuaj, çfarë fëmije është?

PRANVERA ABAZI: Erioni është një fëmijë shumë i qetë, është një fëmijë për të cilin s’di të shprehem – jo pse është fëmija im, por Erioni është fëmijë shumë i gjallë, shumë i pavarur, është një fëmijë që merret shembull në familje për gjithçka. Nganjëherë po mendoj që e pata fëmijë ashtu aq të mirë, tash pse s’po e kam… /REL/

Post Views: 71
Previous Post

Serbia kërkon 10 miliardë euro dëmshpërblim nga Kosova

Next Post

Vritet nje Polic serb ne kufi me Kosovën

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Vritet nje Polic serb ne kufi me Kosovën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.