Mbrëmjen e djeshme, dy fqinjët janë përplasur sërish, duke u ballafaquar fillimisht me fjalë e më pas fizikisht. Njëri prej tyre, më i riu, ka nxjerrë një thikë, me të cilën ka qëlluar disa herë në bark fqinjin e tij, Kadare.
Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, por nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas Policisë, ai ndërroi jetë pas disa minutash në spitalin e Vlorës.
Policia, e njoftuar për krimin, shkoi me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ku konstatoi se mes dy fqinjëve kishte ndodhur konflikti për motive të dobëta. “Është bërë identifikimi i shpejtë i autorit të krimit, i cili u gjet në banesë, bashkë me armën.
U bë arrestimi në flagrancë i Mystehak Selimajt. Vijojnë hetimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, pohoi Policia e Vlorës në njoftimin paraprak për krimin e radhës për motive pronësie.






















