Të gjithë u transportuan për në urgjencën e spitalit të Shkodrës, por dy prej tyre gjetën vdekjen si pasojë e plagëve të shumta. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:40, në një lokal te vendi i njohur si “Kryqëzimi i Dajçit”, në Shkodër.
Sherri mes tyre nisi me fjalë duke u pasur me fyerje ndërmjet palëve. Por Miklovan Parubi, 33 vjeç, i ishte person i njohur në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme emocionale të pakontrolluara.
Ai është tërhequr nga lokali aq sa për të marrë një armë kallashnikov dhe me të ka hyrë brenda pak çaste më vonë, për të ekzekutuar dy prej bashkëfshatarëve të tij. Nuk dihet ende nëse autori i kishte shënjestër dy viktimat apo ka qëlluar në mënyrë të pakontrolluar dhe plumbat i morën jetën atyre.






















