Detaje të vlefshme për hetimin ka mësuar policia greke në lidhje me vrasjen makabre të shqiptarit Bledar Terpollari.
Hetuesit kanë marrë në pyetje një shqiptar që është arrestuar disa ditë më parë pranë Janinës.
Shqiptari ka treguar se ekzekutimin makabër të Bledar Terpollarit, të cilit i prenë edhe kokën.
Sipas dëshmisë së tij, ai pranoi se kishte qenë i pranishëm gjatë vrasjes dhe ka rrëfyer të gjithë skenën e vrasjes, përfshirë edhe prerjen e kokës.
I arrestuari ka treguar madje edhe vendin se ku është groposur koka e Bledar Terpollarit, pasi ende nuk është gjetur edhe pse kanë kaluar dy javë nga ngjarja e rëndë.
Shqiptari deklaroi se autorët u larguan me makinë drejt Shqipërisë dhe vrasja makabre ka lidhje me trafikun e drogës.















