Urrejtja e maqedanasve sllavë ndaj shqiptarëve, ngulitur thellë nën tru dhe në shpirtrat e tyre të trazuar, është si një lumë përzhitës, herë i nëndheshëm dhe herë jo. Por ky lumë vrastar del në sipërfaqe, mund të rrëmbejë edhe jetën e një fëmijë 4 vjecar, ashtu sikundër ndodhi në rastin e Almirit.
Kjo vrasje tregon, si një majë ajsbergu, cafrë fshihet përtej hipokrizisë, së marrëdhenieve të “mira” dhe normale, shqiptaro-maqedonase, marrëdhënie kurdoherë të paqëndrueshme, sepse mbështetet mbi marrëveshje të parespektuara dhe të shkelura paturpësisht me të dyja këmbët.
Si edhe është “Marrëveshja e Ohrit”, e hartuar me shumë seriozitet nga ekspertët më të mirë të së Drejtës Ndërkombëtare, për të cmontuar bombën etnike në Madedoninë e pas luftës së vitit 2001.
Mosrrespektimi arrogant i kësaj Marrëveshjeje, në pikat e veta më thelbësore nga ana e Partive politike maqedonase dhe shitja pjesë-pjesë dhe kompromis pas kompromisi, nga ana e politikanëve shqiptarë në Maqedoni, të kësaj Marrëveshjeje me standarte svicerane, ka sjellë përsëri në sipërfaqe si një bombë me sahat, pritshmërinë e një luftë të re shqiptaro-maqedonase.
Që hap pas hapi, vrasje pas vrasjeje, dhunim pas dhunimi dhe tradhëti pas tradhëtije të Marrëveshje themelore, vetëm kur të plasë.
Qëllimi që askush nuk mund të fshehë, se një Maqedoni e tillë, e paqëndrueshme dhe fushëbetejë deliresh të paskajshme si ay i Gruevskit dhe delirantëve aventurierë që e pasojnë, është në interes të lobeve destabilizuese të ballkanit, është një qëllim i mbritur me sukses.
Sepse sot ky vend, është sot, në të njejtat parametra jodemokratike dhe diskriminuese, që sollën Luftën e vitit 2001. Por luftëtarët e djeshëm sot janë pasuruar, janë bërë të pandjeshëm, duke ju shmangur ndjeshëm misionit për të cilin u zgjodhën nga shqiptarët e rraskapitur dhe të poshtëruar të Maqedonisë.
Që është sot, si edhe në vitin 2001, një shtet vetëm i sllavëve nga njera anë dhe i skllevërve shqiptarë nga ana tjetër.
Vrasja e një fëmije 4 vjecar, është një “kapsollë ideale”, që reagimet ndëretnike të kalojnë cdo parashikim, në një tokë mbushur me barut, zhgënjim dhe varfëri ekstreme në njerin krah etnik (shqiptarëve) dhe mbipushtet të vjedhur në krahun tjetër.
Askush nuk mund të parashikojë reagimin klanor të familjes së Almirit, as edhe aventurizmin e disa të tjerëve për të shfrytëzuar këtë tronditje kombëtare.
Një gjë është e vërtetë, në Maqedoninë e sotme, janë të gjitha kushtet, për një reaksion zinxhir dhune e vetëgjygjësie, sepse klasa politike “përfaqsuese” shqiptare, është në dekadencën morale më të rëndë.
Mjafton të kujtojmë skandalet seksuale të kohëve të fundit të zonjës Mehmeti, izolimin pothuajse të plotë që ka dhe humbjen e kontrollit politik, që vit mbas viti, ka bjerur Ali Ahmeti, ish heroi legjendar i luftës clirimtare shqiptare në Maqedoni.
Në këtë situatë dhe mbas një krimi të tillë të shëmtuar, askush nuk ka pse habitet nga asgjë.
Sepse është si të ndezësh zjarr e cigare, mbi nje depo të hapur baruti të tejnxehur.
















