Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar se mbrjtja e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë dhe mosnjohja e shtetit të Kosovës janë dy qëllimet kryesore të tij lidhur me Kosovën.
Nikoliq ka thënë se Serbia nuk do të pranojë të bëhet pjesë e BE-së, nëse si kusht i vihet njohja e shtetit të Kosovës. Megjithëkëtë, ai ka thënë se prioritet i tij është anëtarësimin i Serbisë në BE.
Ai ka thënë se nëse Brukseli vendos kushte të tilla atëherë kjo do të nënkupton se qëllimisht Serbia nuk dëshirohet si anëtarë i plotë, përcjell KlanKosova.
Nikoliq ka theksuar se shteti i tij është i interesuar për të rritur partneritetin me vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut, në veçanti “për ta ruajtur miqësinë me Rusinë e Kinën”, transmeton “Zëri”















