Krahas grupeve të ndryshme baroke që marrin pjesë, në festival do të debutojë edhe trioja e Albanian Baroque Ensemble, e formuar nga muzikantë shqiptarë që në shkollat italiane
Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque” organizon edicionin e dytë nga data 2-12 korrik 2015. Ky festival kombëtar synon të jetë i pari që kontribuon në edukimin e publikut shqiptar, veçanërisht të brezit të ri, me traditën e vjetër muzikore europiane të tre shekujve XVI, XVII, XVIII. Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque” është festivali i parë në Shqipëri që i kushtohet tërësisht repertorit barok. Synimi i këtij festivali është të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente origjinalë, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe. I konceptuar të ndikojë njëherësh në zhvillimin rajonal, nëpërmjet edukimit muzikor, por edhe të kthehet në një nxitës të politikave drejt zhvillimit të turizmit kulturor, duke kthyer vëmendjen dhe interesin në disa nga monumentet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Në edicionin e parë, ky festival solli risi në zhanrin e muzikës duke trajtuar muzikën e vjetër dhe stilin barok në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, konsideruar si qendra të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Një synim tjetër i këtij festivali është të zgjerojë sa më shumë panoramën e barokut duke i sjellë publikut një repertor të pasur jo vetëm me pjesë të kompozitorëve të njohur, por edhe me pjesë që deri më sot nuk janë luajtur në skenat shqiptare.
Ky festival zhvillohet në pesë nga qytetet më të rëndësishmet të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë si: Durrësi, Tirana, Berati, Vlora. Koncerti i fundit do të zhvillohet në zonën turistike të Voskopojës, në kishën e Shën Nikollës.
Krahas grupeve të ndryshme baroke që marrin pjesë, në festival do të debutojë edhe trioja e Albanian Baroque Ensemble, e formuar nga muzikantë shqiptarë që në shkollat italiane.