“Piter Vanhojte nën maskën e diplomatit hapur ka folur për ridefinim të Republikës së Maqedonisë. Deputetja e Shqipërisë, Mesila Doda publikisht para të gjithëve akuzoi se nëse Zaevi largohet nga Platforma Shqiptare, atëherë të gjithë shqiptarët do të angazhohen për realizim të ëndrrës së Iliridës. Zaev dhe LSDM as edhe njëherë nuk i kritikuan këto deklarata, heshtën dhe vazhdojnë të heshtin”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.
Nga atje shtojnë se Zaev zgjedh ndërmjet interesit të shumicës maqedonase dhe qëllimeve të Ziadin Selës, i cili nga pozita e pushtetit të gjithë maqedonasit në Strugë do që t’i largojë nga puna dhe ti paraqet si tepricë teknologjike.






















