“Derisa shteti obligim drejtësinë, a krimit politik ndëshkimin gjithsesi”, ka thënë Veliu, në fjalimin e mbajtur në Podujevë.
Këto kërkesa për zbardhjen e vrasjeve politike po bëhen në kohën kur po përmenden zgjedhjet e reja të përgjithshme, ndërsa, këtë vit mbahen edhe zgjedhjet lokale.
Me këtë rast, Veliu ka lëshuar kritika në drejtim të PDK- së, por asnjëherë s’ua ka përmendur emrin. Vetëm ka thënë se Kryeministri Isa Mustafa vazhdimisht po punon në koordinim me vendorët e ndërkombëtarët për vendimet strategjike.
“Edhe bashkëqeverisja aktuale ka qenë e motivuat me interesin e Shtetit të Kosovës. Arritjet janë të matshme”, ka thënë ai.
Veç kësaj, Veliu ka thënë se nga LDK edhe partitë tjera janë mësuar të nderojnë Ibrahim Rugovën, të cilin dikur e kishin luftuar.






















