Policia e Vlorës ka zbuluar 3860 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në fshatrat Llakatund dhe Karbunarë.
Këto bimë narkotike janë asgjësuar me djegie.
Kanabisi ishte kultivuar në tokë pa pronarë në brendësi të pyllit dhe në anë të lumit të Shushicës.
Bimët kishin një lartësi nga 20 cm deri në 40 cm.
Siç ka ndodhur edhe në rastet e tjera, asnjë i arrestuar për kultivimin e kanabisit, ndërkohë që po policia po punon për identifikimin e kultivuesve.















