Ky është vetëm një nga kërcënimet që P.B, i ka bërë gruas së tij me inicialet A.B, ndërkohë që ai në cilësinë e babait ka hyrë herë pas herë në dush, duke parë vajzat e tij teksa laheshin.`Babai pedofil, herë pas herë i ka kërkuar njërës prej vajzave që të flinte me të, por edhe pse ajo e ka kundërshtuar duke i pohuar se “…ti ke vendin tënd për të fjetur me mamin, ndaj mos më bëj që të keqkuptohem…”, sërish P.B ka hynë në shtrat duke fjetur me vajzën, shkruan gazeta “Shqiptarja.com”.
Hetimet e prokurorisë kanë treguar se herë pas here kryefamiljari P.B, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tija. Për shkak të dhunës, në 13 gusht 2015 A.B dhe dy vajzat e saj i janë drejtuar komisariatit nr.2 ku kanë bërë kallëzim penal. Hetimet janë kryer të plota dhe pak ditë më parë P.B, është dënuar me 5 vjet burgim për akuzën e “Ngacmimit seksual” dhe “Dhunës në familje”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar P.B është dënuar me 4 vite burg.
Në vendimin e gjykatës, thuhet se familja e të pandehurit dhe ky i fundit ka jetuar në Greqi si emigrant. Në vitin 2011 janë kthyer në Shqipëri dhe janë vendosur në qytetin Tiranë, ndërkohë që P. ka vazhduar të qëndrojë dhe punojë në qytetin e Athinës.
Në Greqi ai i ka dhunuar vazhdimisht gjë të cilën ka vazhduar ta bëjë dhe në qytetin e Tiranës. Në datën 30 dhjetor 2014 i pandehuri e ka goditur bashkëshorten e tij me grushte në prani të fëmijëve.
Po ashtu në një rast tjetër, në datën 20 janar 2015,ai ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike duke ju shprehur : “…Do të hedh nga kati i 10, do të ther si kec, do të heq kokën, familje langaraqësh…”dhe më pas ka thyer televizorin veprime të kryera në sy të fëmijëve të mitur.
Lidhur me ngjarjen e datës 13 gusht 2015 e dëmtuara dhe i pandehuri dhe fëmijët e tyre Xh, 19 vjeç, L, 9 vjeç dhe L, 8 vjeç, kanë qenë në Durrës, në shtëpinë e vëllait të bashkëshortit, L. Bakaj. Rreth orës 11:00 P. i ka thënë të merrte fëmijët dhe të iknin në shtëpi, në Tiranë.
Pasi kanë mbërritur në shtëpi, P. i ka thënë, “…Mbaro punën që ke në dorë dhe do vish në një vend me mua…”. E ka pyetur se ku do ta çonte por ai i ka thënë “…E di unë se ku do të çoj, ti mbyll gojën bëj ç`të them unë…”. E ndjerë e frikësuar për vete dhe fëmijët, e ka pyetur disa herë se ku do ta çonte por ai nuk i ka thënë gjë. Në moment ajo ka dalë me vrap nga shtëpia dhe është paraqitur në komisariatin e policisë Nr. 2 ku ka bërë kallëzimin.
Ngacmimi i vajzës
Vajza më e madhe e të pandehurit M.B, 19 vjeç ka deklaruar se prej një kohe të gjatë bashkë me nënën dhe motrën e saj kërcënohen nga babai ndërsa prej rreth 8-9 muaj, është ngacmuar seksualisht prej tij.
Në muajin janar 2015, rreth orës 16:00 kur ka qenë në shtëpi shtrirë në krevatin e dhomës së gjumit të prindërve vetëm me motrat dhe vëllain e vogël, babai i është afruar dhe ka filluar ta prekë në vende intime.
Po ashtu në një rast tjetër, rreth muajit Janar 2015 kur kanë qenë të gjithë pjesëtarët e familjes dhe ajo ka qenë shtrirë në divanin e shtëpisë duke luajtur me telefonin e saj, rreth 01:30 pas mesnatës, babai ka dalë nga dhoma e tij e gjumit, i është afruar dhe i ka thënë “…Shtyhu që të flemë bashkë…”. Në këtë rast i është përgjigjur “…
Ti ke vendin tënd për të fjetur me mamin, ndaj mos më bëj që të keqkuptohem…”. Gjatë gjithë këtyre muajve babai e ka dhunuar edhe fizikisht. Ndërkohë që i ka dërguar një sms me tekst “…Po të hodha në dorë do të të mbys si atë kecin…”.
Kështu, rreth muajit Shkurt, në sallonin e ndenjes babai i ka bërtitur në lidhje me vëllain e vogël se kush do ta merrte nga shkolla dhe më pas e ka qëlluar disa herë me pëllëmbë.
Po ashtu në raste të tjera kur ajo futej në dush për tu larë, babai futej brenda dhe i thoshte “…nuk ka problem se jam babai yt dhe mund të të shoh…”.
Babai ushtron dhunë ndaj nënës dhe motrës së saj Xhelisa. Në shumë raste e ka parë të godasë nënën me pëllëmba, grushte dhe shkelma. Të njëjtën gjë ka bërë dhe ndaj motrës tjetër Xh.















