Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës të dyshuar si të përfshirë në trafikun e 500 kilogramëve lënde narkotike.
Policia shqiptare ka arrestuar Besnik Dushin, Viron Sadikaj dhe Dorian Ahmetaj, të cilët po lëviznin me dy automjete të ndryshme në aksin rrugor Kuç-Vlorë, njofton Noa.
Lënda narkotike e llojit kanabis sativa po transportohej me një kamionçinë me targa, ndërsa një pjesë tjetër ishte fshehur në një automjet tjetër.
Bëhet e ditur se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat dhe ishte planifikuar për t’u trafikuar drejt Italisë.