Kryeministri Edi Rama sot ka shkuar në Vlorë për të inspektuar sërish zonat e përmbytura. Në fjalën e tij kreu i qeverisë, tha se kjo është një betejë me të shkuarën dhe me natyrën. “Po përballemi me natyrën dhe të shkuarën se siç dëshmojnë 1971 dhe me të shkuarën se kemi trashëguar një sistem copë-copë. Janë liruar kanale që nuk janë pastruar prej 20 e kusur vitesh. Betejë në dy fronte, një front ai me motin që nuk është në dorën tonë dhe tjetri me trashëgimin e sistemeve të rrënuara”, tha Rama. Kryeministri është duke inspektuar fshatrat Fitore dhe Novoselë.Ai ka apeluar se mund të ketë një situatë të dytë, ndaj duhet të fokusohemi tek përballja me prurjet e reja. “Nga të dhënat metereologjike mundet që të ketë një situatë të dytë. Në këtë fazë duhet të fokusohemi tek përballja me prurjet e reja. Do të kalojmë njëherë emergjencën më pas raporti i dëmeve që janë bërë”, tha Rama.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















