Nga Novosela ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se brenda ditës së sotme do të nisë groposja e kafshëve të ngordhura nga përmbytjet në jug të vendit.
Në një lidhje telefonike për Ora News paraditen e 5 shkurtit 2015, ministri Beqaj informoi se është shpërndarë udhëzuesi dhe se ky proces do të mbikqyret rigorozisht.
Ndërkohë që garantoi se qendrat shëndetësore të zonave të përmbytura janë të furnizuara me ilaçe.
“Brenda ditës së sotme do nisë groposja e kafshëve të ngordhura. Ne si ministri e asistojmë teknikisht këtë proces. Kam shpërndarë një udhëzim për pushtetin vendor për procedurat që duhet të ndërmerren dhe djegien me lëndët helmuese. Rreziku nuk është i ulët, por ne po mbikqyrim të gjithë procesin” tha Beqaj.
Sa i takon furnizimit me ilaçe në zonat e përmbytura Beqaj tha se ishin marrë masat dhe nuk ka pasur mungesa.
“Furnizimi është normal. Mjekët kanë qenë në vizita pranë familjeve kryesisht për gripin stinës, nuk kemi pasur ndonjë rast të sëmundjeve infective nga pasojat e përmbytjeve”
















