Siç shkruan më tej ky portal,muret kanë qenë pajisur me sensorë sizmikë dhe antithyerje.
Por ajo që habit, ka të bëjë me faktin se muret e dhomës ku mbaheshin paratë, ishin krejt të zakonshëm, madje me tulla me vrima!!

Po sipas këtij portali, sensorët ranë dy herë natën e vjedhjes, por drejtuesit e bankës dhe kompanisë së kontraktuar për sigurinë e saj, shkuan në bankë, panë vetëm nga jashtë, verifikuan që nuk kishte thyerja nga jashtë dhe u larguan. Pa vënë në dijeni policinë e shtetit.
Skandal.al ka mësuar se, heqja e këtyre tullave ka mundur t’i fusë grabitësit në dhomën ku ndodheshin paratë, të cilat i kanë marrë lehtësisht – qindarkë më qindarkë – deri në milionin e fundit.
Kështu, grabitësit as që kanë hyrë në ambientet e brendshme të bankës. Thjesht ka mjaftuar kjo vrimë e hapur lehtësisht për tu futur në dhomën e parave.






















