Një 24-vjeçare nga qyteti i Fierit ka rënë pre e sulmeve në rrjetet sociale.
24-vjeçares Eralda G. i kanë vjedhur kodin e Facebook-ut duke hyrë në llogarinë e saj.
Ajo ka bërë denoncim në polici dhe është zbuluar se personi që i vodhi llogarinë e rrjetit social është 27-vjeçarja Elmiralda M.
Kjo e fundit kishte hyrë në të dhënat e facebook-ut të 24-vjeçares duke publikuar foto të saj ofenduese dhe poshtëruese. Kështu, policia nisi hetimin në gjendje të lirë ndaj 27-vjeçares
















