Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka arritur për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Në krye të axhendës së saj është takimi me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Mediaet elektronike kanë regjistruar pamje dhe kanë bërë fotografi në fillim të takimit me Presidenten Jahjaga.
Më pas do të takohet me liderët e dy partive të “bllokut opozitar”, LDK-së dhe AAK-së, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn, kurse në fund do të takohet me me liderin e PDK-së dhe Kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçin.
Vizita e ndihmës sekretares Nuland në Prishtinë ka zgjuar kureshtjen e madhe të opinionit, për shkak se ajo realizohet në kohën që Kosova rrezikon të futet në një ngërç politik që e bën të vështirë krijimin e institucioneve të reja shtetërore.
Tash për tash, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë shprehur një qëndrim të qartë lidhur me zhvillimet politike që kanë ndjekur zgjedhjet parlamentare të tetë qershorit
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














