Ekpozita e tretë vjetore nga Rrjetit të Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro-Amerikanë – APEN
NEW YORK – Një grup i madh i komunitetit të artistëve shqiptarë, në Amerikë, u mblodhën të enjten në mbrëmje në lokalin panoramatik Battery Garden në edicionin e tretë të artit në New York, në një mbrëmje verore artistike e titulluar: “APEN Art 2014: Summer Soiree”, shoqëruar me një ekspozitë.
Kjo mbrëmje e bukur artistike shqiptare u organizohet çdo vit nën kujdesin e Rrjetit të Pro-fesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro-Amerikanë – APEN, duke prezantuar talentet artistike dhe ekspozimin e një game të gjerë veprash të artistëve, që jetojnë dhe punojnë në diasporën shqiptare nëpër botë dhe kryesishtë atyre në zonën e Tri-Shtetshit , New York, New Jersey dhe Connecticut .
Me këtë rast disa prej tyre edhe pse jetojnë në shumë metropole të botës mblidhen së bashku disa herë në vitë – në aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore për t’u takuar dhe biseduar me njeri tjetrin dhe për të shfaqur e promovuar veprat e tyre.
Kjo mbrëmje verore artistike e organizuar nga APEN, tregoi se komuniteti shqiptaro amerikan ka shumë artistë, që me veprat e tyre mund të promovojnë artin dhe kulturën tonë : Shqipërinë, Kosovën dhe viset e tjera shqiptare , me dije, artin, muzikën dhe me kulturën e tyre profesionale.
Në këtë mbrëmje verore artistike, ishin të pranishëm edhe ish pjesmarrësja në festivalin ‘Eurovizion’ këngëtaria nga Kosova Rona Nishliu, fotografi shqipëtar më famë botërore, Fadil Berisha, Miss Kosova Mirjeta Shala, Miss Albania Fioralba Dizdari – si dhe dhjetëra të rinj shqiptarë, të cilët janë diplomuar në universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe tani janë, artistë, aktorë, shkrimtar, poet, piktorë, muzikanë, pedagogë, përfaqësues të biznesit dhe profesionistë, që punojnë pranë kompanive të mëdha amerikane, të sukseshëm shqiptaro amerikan.
Kësaj radhe ata u mblodhën së bashku më 10 prill – në lokalin Batery Garden të një pronari shqiptar, me një pamje piktoreske fantanstike nga Ishulli Elis Island dhe Statuja e Lirisë – ku shqiptarët festuan bukurinë shqiptare të artit të tyre, me piktura, muzikë klasike të autoreve shqiptarë dhe të huaj, nën interpretimin plot talent nga artistët e talentuar shqiptar.
Në fillim të fjalës së tij, Presidenti i Rrjetit të Profesionisteve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikanë – APEN zoti Edmond Çoku- ftoi të gjithë talentet shqiptare në Amerikë, të jenë pjesë e APEN-it. “Shoqata jonë ju mirëpret të gjithëve në këtë eveniment, i cili ka për qëllim njohjen e talenteve të mrekullueshme të komunitetit tonë dhe të krijimtarisë së tyre, pasionin dhe bukurin në jetën e artistëve tanë të talentuar në SHBA, që të shfaqin punën e tyre në formën e një pikture, këngë, dizajni, veshje, skulpturë apo fotoreportazhe.”…
Drejtuesja, e kësaj ngjarje kulturore Etrita Ibroci, tha se “është krenari, nder dhe eksitim se APEN për çdo vjet në Nju Jork, është duke paraqitur disa nga artistët më të njohur shqiptarë që kanë dhën kaq shumë në fushën e artit, mdaje edhe nga ata që janë dalluar edhe në skenat botërore, me talentin e tyre, hir dhe bukuri” tha ajo.
Më pas zonjusha Etrita Ibroci, e cila drejtoi mbrëmjen, ndërsa prezantoi artistët që interpretuan si Albert Stanaj – një këngëtar dhe kompozitor, 20 vjeçar, i lindur dhe rritur në Yonkers, New York, Kreshnik Zhabjaku Bariton i talentuar, Lekë Salihu – pianist i njohur, Arian Kerliu këngëtar, Laert Pasko – aktor / Drejtor, dhe Tenori Riad Ymeri – nga Kosova, foli edhe për jetën e tyre artistike arritjet dhe sukseset e çdo njerit prej tyre.
Ibroci, prezantoi znj. Mirianda Kurtishi – modeliste, Designer Fashion + 2 me dy modelet Bashkime Borova dhe Abulena Zhaku, që kishin ardhë me fustanet me një linjë dizajni që quhet Kuq e Zi , duke shtuar se ajo gjithashtu donte të njiheshin edhe me tri designers të tjera të modës, të cilët nuk mund të ishin me artistët në këtë ngjarje, për shkak të angazhimeve të tyre: Emma Saval ( në Miami); dhe Loreta Ismajli e Besa Neziri
Aktori Ari Myrtaj – foli lidhur me një ngjarje të ardhshme – atë të organizimit të Festivalit të Filmit Shqiptar që do të mbahet në tetor, në Nju Jork, ndërsa për ekspozitën e artistike, foli kuratori i saj, Alkan Nallbani, që ishte edhe vetë një nga artistët pjesëmarrës.
Kuratori Nallbani tha veç të tjerash se arti i artistëve pjesëmarrës dhe i kolegëve të tyre të tjerë në komunitet për ta; “është i lidhur emocionalisht me atdheun” dhe se “ky brez i ri i artistëve shqiptarë e sheh veten si pjesë të skenës së artit të madh global, me të gjithë kompleksitetin e tij”.



















