Deputetët dhe ministrat e Listës Serbe ende nuk janë kthyer nëKuvend dhe në institucionet e Kosovës, edhe pse kanë kaluar dy javë nga shkarkimi i ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviç.
Ky subjekt politik që përkrahet nga Qeveria e Serbisë ka vendosur t’i “ngrijë” të gjitha aktivitetet politike në institucionet e Kosovës pas largimit nga ekzekutivi të Jabllanoviçit, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të vendosin për veprimet e tyre politike.
Një vendim i tillë nuk është marrë nga 26 janari, kur është larguar Jabllanoviç.
















