• Latest
  • Trending
  • All

“Vihet në dyshim financimi kinez për Rrugën e Arbrit – A është tërhequr Exim Bank”?

06/10/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 30 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

“Vihet në dyshim financimi kinez për Rrugën e Arbrit – A është tërhequr Exim Bank”?

06/10/2015
in Lajme

Nga BUJAR KAROSHI

“Exim Bank është tërhequr nga financimi për Rrugën e Arbrit”. Kështu tha më 22 shtator në emisionin “Një natë me Xhaxhiun” në “News 24”, Geri Selenica, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Studime Strategjike.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Para dy javësh, theksoi Selenica, unë i kam bërë të ditur qeverisë shqiptare që Exim Bank, e cila mori përsipër financimin e rrugës, e refuzoi”.

Kjo deklaratë e Selenicës nuk konfirmohet nga burime pranë qeverisë apo pranë saj. Në fillim të muajit shtator, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë një interviste në emisionin “Tonight”, pyetjes së gazetares Ilva Tare se “çfarë pritet për të filluar Rrugën e Arbrit?”, ai tha se “jemi në një komunikim të vazhdueshëm më kompaninë kineze, e cila ka marrë tashme zyrtarisht kontributin tonë me informacion dhe studime për segmentin që do të ndërtojë. Është duke përgatitur ofertën përfundimtare e cila do të negociohet për 60 ditë, ashtu siç e kërkon ligji”. Pyetjes se kur vjen oferta dhe a ka një afat për të, Haxhinasto theksoi se “Ne jemi në pritje. Normalisht brenda muajit shtatorit ajo duhet të vijë dhe pastaj janë edhe 60 ditë të tjera negociimi.

Tare e pyeti ministrin nëse mund të kishte një tërheqje të kompanisë kineze, por ai e kundërshtoi me argumentin se lidhur me afatet e ofertës nuk preferonte të ishte kategorik në data dhe të jepte konkluzione.

Një ditë më pas, Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Eduart Seitaj, në një prononcim për ATSH-në, tha se “Kompania kineze “China State Construction” do të paraqesë brenda muajit shtator ofertën përfundimtare për ndërtimin e 26.94 kilometrave në Rrugën e Arbrit”. Ai theksoi se “qeveria shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë e paraseleksionuar. Sipas tij, kompania kineze ka sjellë një gjurmë të propozuar të rrugës, e cila është miratuar nga ana jonë”.

“Po presim propozimin final përsa i përket anës teknike të çështjes, domethënë gjurma finale, punimet që do të kryhen, preventinimi i këtyre punimeve dhe kostimi dhe propozimi për nivelin e pagesës për përdorimin e rrugës dhe për pjesëmarrjen e shtetit për garancitë apo pagesat që do ti bëjë shteti koncensionarit”, theksoi Seitaj për Agjensinë Telegrafike Shqiptare..

Mes këtyre lajmeve kontradiktore, ne kontaktuam me zotin Geri Selenica, i cili e rikonfirmoi atë që kishte thënë në emisioni e televizionit Neës 24.

“Dua të sqaroj që në fillim, tha Selenica, që unë nuk kam thënë që është tërhequr “ China State Construction”, kompania që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës, por kam thënë që është tërhequr Exim Bank, e cila kishte marrë përsipër ta financonte projektin”.

“Rruga e Arbrit nuk është një investim për të thithur investime kineze, tha ai. Që kjo rrugë të jetë e justifikueshme për investimin e Exim Bank, duhet që aty të kalojnë mbi 15 mijë makina në ditë me një pagesë prej 5 Eurosh për makinë për 12 vite rrjesht, kështu që ky investim nuk është i pranueshëm për palën kineze”.

Selenica, i cili njëkohësisht është edhe përfaqësues i disa firmave të mëdha kineze në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, tha se qeveria shqiptare ka gabuar me përllogaritjet e rrugës duhet të kërkojë investime nga Kina. “Ajo është një rrugë e rëndësishme, tha Selenica, dhe duhet ndërtuar sa më parë, por për të fare mirë mund të gjenden burime nga buxheti i shtetit dhe nuk është e nevojshme të merren investime nga Kina”.

Gjatë një prononcimi për gazetën “Rruga e Arbërit”, Selenica theksoi se gjatë procesit të negocimit me bankën kineze janë bërë gabime të mëdha. Së pari, theksoi ai, është gabim përgatitja e një ligji të posaçëm që ia jep ndërtimin e rrugës një firme të vetme kineze, kur fare mirë mund të bëhej një tender dhe kostoja e rrugës do të ishte shumë më e ulët. Ai theksoi se nga burimet e tij, Bechtel Enka mund ta bënte këtë rrugë me shumë më pak financim. Por pyetjes që a lejohet që financimet e Exim Bank t’i përfitonte një firmë tjetër europiane, por saktësoi se në tender mund të merrnin pjesë firma të tjera kineze, dhe për këtë ai përmendi raste të ndryshme në Serbi dhe Mal të Zi, kur në tenderat e financuar nga bankat kineze marrin pjesë disa firma kineze.

Selenica vuri në dyshim edhe ajo çka është thënë deri më tani në lidhje me negocimin për këtë çështje. Së pari ai thotë se IRR, ose ndryshe ajo që quhet Koeficienti i Rikthimit të Investimit, me ligj u është e ndaluar bankave kineze ta japin me më pak se 13.5% për një periudhe 8 vjeçare, ndërsa për rastin e rrugës së Arbrit është folur që IRR do të jetë 5%, por ndërkohë është janë rritur vitet nga 8 në 12.

Gjatë një intervistë në gazetën “Rruga e Arbërit” në prill të këtij Viti, Koço Kokëdhima, deputet i Partisë Socialiste, për të cilin thuhet se është i angazhuar në negocimin me kompaninë kineze “China State Construction, theksoi se “interesi i kredisë do të jetë 3 për qind dhe IRR 5 për qind, pra 8 për qind, që e sjell këtë propozim të palës kineze dhe ato garancitë që ne si shtet dhe qeveri duhet të japim për këtë investim, në nivele shumë të arsyeshme dhe shumë konkurruese, në kushtet e sotme të ekonomisë botërore”. Sipas Kokëdhimës, propozimi i mëparshëm i kompanisë kineze, mbi të cilat kishte filluar negocimin qeveria e z. Berisha, e kishte interesin e huasë 8.5 + 1 për qind, dhe IRR 14.5 për qind. Të dyja së bashku 24 për qind.

Por ndërkohë, qeveria akoma nuk ka dhënë një deklaratë rreth kësaj çështje.

Faruk Kaba, drejtuesi i Infratransprojekt, i cili ka hartuar projektin në një pjesë të konsiderueshme të rrugës së Arbrit, tha për gazetën përmes emailit se “nuk e di që Exim Bank ka hequr dorë nga financimi. Sigurisht, kompania kineze mund të gjejë edhe financues të tjerë, por edhe për këtë nuk kam informacion. Informacioni i fundit që kam patur ka qenë ai, sipas së cilës, kontrata me kinezët do të firmosej në dhjetor dhe punimet do të fillonin në janar”.

Ne iu drejtuam përmes emailit për këtë çështje edhe tre deputetëve të Dibrës, Ulsi Manja, Përparim Spahiu dhe Sherefedin Shehu. Të tre deputetët nuk kanë informacion për tërheqjen e Exim Bank.

“Unë nuk kam informacion direkt, por përfshirja e Exim Bank është e kushtëzuar me koncesione të tjera: Skavica ose Porti i Shëngjinit. Prandaj, në mos ka hequr dorë nuk do të ketë ndonjë zhvillim pozitiv teë shpejtë, sepse kjo histori ka filluar që në kohën e PD-së”, shkruan në përgjigjen e emailit deputeti i PD, Sherefedin Shehu.

Ndërsa deputeti i LSI, Përparim Spahiu shkruan se “Ajo që di është një marrëdhënie intensive mes palëve për të konkluduar në marrëveshjen përfundimtare të çështjes. Është ngritur grupi punës që në Korrik dhe çdo gjë është në linjë me parashikimet! Ka kontakte të vazhdueshme me kompaninë përmes ambasadës së Kinës në Shqipëri. Shpresojmë që çdo gjë të mbyllet shpejt dhe punimet të fillojnë në Janar, sipas parashikimeve!”.

“Nuk kam dijeni për sa më shkruani, thotë deputeti i PS së Dibrës, Ulsi Manja, por para pak ditësh me rrugë zyrtare, si deputet, u jam drejtuar zyrtarisht me shkresë nga Kuvendi për të marrë informacion nga tre Ministrat që ngarkon ligji për të negociuar për kontratën, për të ditur se çfarë po bëhet dhe deri ku ka ecur problemi. Jam në pritje të një informacioni zyrtar, të cilin sigurisht do ta vë në dispozicion sapo ta kem”, thotë ai.

Duket se rreth kësaj çështje do të vazhdojë misteri, së paku edhe këto muaj të 2015-ës. Ndërkohë, e gjendur përballë mungesës së financimeve të huaja në infrastrukturë, qeveria duket se po i drejtohet burimeve të brendshme.

Ishte ministri Haxhinasto, i cili gjatë fjalës së tij në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Rrugëve që u mbaj në Tiranë më 24-25 shtator 2015, ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së firmave shqiptare në ndërtimin e rrugëve në Shqipëri. Ai theksoi se është një sfidë “angazhimi i biznesit, për të pasur një partneritet mes sektorit privat dhe atij publik, për të realizuar vepra të rëndësishme në infrastrukturë. Investimi ka shumë mundësi të kthehet në veprat e infrastrukturës, se sa mbajtja e parave nëpër banka”, tha ministri Haxhinasto, duke u shprehur i gatshëm dhe i hapur ndaj biznesit që kërkon të përfshihet në infrastrukturë.

Por lidhur me financimin e Rrugës së Atbërit zyrtarisht akoma nuk ka një përgjigje përfundimtare. Sipas ligjit të miratuar më 16 Prill nga Kuvendi i Shqipërisë, tani është koha që kompania kineze “China State Construction” duhet të dorëzojë ofertën përfundimtare.

Sipas ligjit “procedura e negocimit për lidhjen e kontratës ndiqet nga Komisioni i Negocimit të Kontratës, kryesuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe me anëtarë, përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit”. (Neni 2)

“Projektkontrata, e shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati prej 60 ditësh nga nisja e negociatave, i dërgohet për nënshkrim Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes” (Neni 2).

“Nënshkrimi i kontratës, thuhet në nenin 3 të ligjit, bëhet nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ministri i Financave dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes pas dorëzimit të projektkontratës dhe relacionit përmbyllës të negociatave nga komisioni negociues. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ministri i Financave dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes mund t’i kërkojnë komisionit negociues rishikimin e projektkontratës” Ndërkohë, “Komisioni i Negocimit të Kontratës duhet të rinegociojë dhe t’u paraqesë për nënshkrim ministrave projektkontratën, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave brenda afatit kohor prej 30 ditësh, duke filluar nga data e kthimit”.

Pas miratimit të kontratës nga tre ministrat, Komisioni i Negocimit të Kontratës harton projektligjin e miratimit të saj dhe ia dërgon për miratim Këshillit të Ministrave brenda një afati 10 ditor. Më pas, Kontrata do të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sidoqoftë, ditët në vazhdim do të vendoset përfundimisht se si do të ecet me këtë proces. Mes akuzave për korrupsion, lajmeve mbi tërheqjen e bankës nga financimi apo nëse do të vazhdohen negociatat me kompaninë kineze apo do të gjenden burime financiare nga biznesi privat apo buxheti i shtetit janë shumë pak interesante për banorët e qarkut të Dibrës. E rëndësishme për ta është që puna në terren të vazhdojë. Për çështjet e tjera shteti ka institucione që mbajnë përgjegjësi.

*****

REAGIM I SHOQËRISË CIVILE: “Po monitorojmë procesin”

Editorial, Gazeta “Rruga Arbërit, Tiranë, më 3 Tetor 2015, faqe 3

Gëzim Alpion, profesor në Universitetin e Birmingemit, i cili më shumë se dy vite më parë inicioi peticionin online për Rrugën e Arbrit, shpërndau për nënshkruesit e peticionit një mesazh publik, në të cilën thekson se janë duke e vëzhguar hapat e qeverisë shqiptare, lidhur me procesin e nënshkrimit të marrëveshjes me Kompaninë kineze China State Construction.

“Nuk ju kemi shkruar për një kohë relativisht të gjatë pasi menduam t’i japim mundësinë qeverisë Rama të punoj pa ‘shqetësime’ për të siguruar fondet për Rrugën e Arbërit”, shkruan ai në postimin në faqen Change.org.

“Ne vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe, në mungesë të transparencës që e ka karakterizuar që në fillim këtë qeveri në lidhje me atë çka ajo e quan ‘vepër strategjike’, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur se çfarë po bën, ç’bën apo bën sikur bën ky kryeministër për premtimin e bujshëm që u dha dibranëve para zgjedhjeve të qershorit 2013”.

Alpion njofton se për të njëjtën çështje ai është takuar edhe me Ali Ahmetin, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë më 11 shtator.

Alpion ishte në Shkup në një simpozium shkencor kushtuar Nënë Terezës, dhe me këtë rast, ai u takua edhe me Ahmetin.

“Ne e kemi shtrirë lobimin tonë për ndërtimin e rrugës edhe në Maqedoni”, shkruan Alpion. “Pas tryezës së rrumbullakët me intelektualët në Dibër të Madhe në prill, para pak ditësh patëm takime me disa politikanë në Shkup. Në këtë kuadër, më 11 shtator u zhvillua një takim konstruktiv në Tetovë me z. Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, me të cilin, ndër të tjera, u diskutua situata e arsimit të lartë në Maqedoni, çështja e ndërtimit të Rrugës së Arbërit në territorin e Maqedonisë, shqetësimi për të ardhmen e Lumit Radika, si dhe mundësitë për investime në Dibër të Madhe”.

Gjatë një prononcimi për gazetën, ai theksoi se disponon informacione në lidhje me negociatat që po bëhen me kompaninë kineze dhe shpreson që gjithçka të ecë mbarë për Rrugën. Në rast të dështimit të qeverisë për gjetjen e burimeve financiare, ai theksoi se “do të ndjekin hapa të mëtejshëm, së bashku me nënshkruesit e peticionit, për ta detyruar qeverinë që këtë çështje ta zgjidhë ashtu siç e ka premtuar: në 2017 shqiptarët do ta kenë të përfunduar rrugën”.

Previous Post

Çurçiç: Respekt për Shqipërinë, nuk është këtu aksidentalisht

Next Post

“Si e humbi Shqipëria shansin gjerman në vitin 1985

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

“Si e humbi Shqipëria shansin gjerman në vitin 1985

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.