Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 në Tiranë ditën e premte vunë nën pranga shtetasin Petrit Aruçi, nën akuzën e vjedhjes në banesa, si dhe të armëmbajtjes pa leje. Petrit Aruçi, 29 vjeç, është banues në qytetin e Tiranës. Ai u arrestua nga Policia e Tiranës nën akuzën e vjedhjes së 7 banesave dhe të një lokali. Sipas të dhënave nga policia ai është akuzuar edhe më parë për vjedhje të tjera të cilat datojnë që në vitin 2015.
Në pjesën më të madhe të akuzave që rëndojnë ndaj tij janë ato për vjedhje banesash, të cilat kanë ardhur si rezultat i denoncimit të personave të dëmtuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Petrit Aruçi, janë gjetur një sasi sendesh të vjedhura në shtëpitë e shtetasve në qytetin e Tiranës si dhe ne ngjarje te tjera në zonën e Kamzës. Mësohet se i akuzuari operonte në vjedhje edhe jashtë kryeqytetit. Policia ka sekuestruar një sërë veglash pune në cilësinë e provës materiale.
Mësohet se Petrit Aruçi iu vidhte veglat disa punëtorëve në Kamëz menjëherë pas mbarimit të orarit të punës së tyre. Mirëpo, pas arrestimit të tij si pasojë e një denoncimi për vjedhje në banesën e shtetasve A. H., dhe Sh. Sh., policia pas kontrollit në shtëpinë e Aruçi-t ka mundur të gjejë edhe sendet e vjedhura. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”.
Xh. D















