Në Gjakovë sërish është vjedhur Xhamia me dy minare. Mirëpo, falë kamerave të sigurisë, kësaj here Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë autorin.
Dje rreth orës 15:58, në xhaminë Xhamia me dy minare (Qyl-Gjakovë) ka hyrë një person, i cili ka thyer dollapin dhe ka vjedhur paratë që u mblodhën nga xhemati për xhuma, kanë thënë për gazetën burime nga Policia.

Ndryshe kjo është hera e katërt që po vidhet kjo xhami.
Policia e Kosovës është në ndjekje të autorit, i cili është identifikuar nga organet e rendit, falë pamjeve që janë siguruar nga kamerat.















