Një kallëzim për vjedhjen e një sasie prej 40 ton skrap është bërë një ditë më parë më parë në komisariatin e Shijakut.
Burime nga policia bën me dije, se 58-vjeçari Rado.B. banues në Durrës, është paraqitur në komisariat dhe u ka thënë bluve të Shijakut se, më datë 23 të këtij muaji, në pikën e skrapit në fshatin Fllakë, i kanë vjedhur 40 ton skrap.
Autori nuk është gjetur ende, ndërsa policia punon për identifikimin dhe kapjen e tyre, shtojnë të njëjtat burime.















