Studio e “Zërit të Amerikës” ishte e vështirë jo vetëm për kryeparlamentarin Ilir Meta, por edhe për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Të martën ai ishte i ftuar për të folur për shëndetësinë dhe konçensionet e dhëna nga qeveria shqiptare, por jo gjithçka shkoi mirë.
Gazetarja dhe më pas regjia i kanë ndërprerë fjalën, kur Beqaj tentoi t’i shmangej pyetjes për akuzat për korrupsion.
Ministri i mësuar me studiot në Tiranë, tentoi të bënte të njëjtën gjë edhe tek “Zëri i Amerikës”, duke u fshehur pas shpjegimeve të gjata e të mërzitshme, thjesht për të fituar kohë që të shmangte një përgjigje konkrete.
Beqaj po fliste për koncesionet e hemodializës, sterilizimit dhe“chek up”-it, por gazetarja ia preu shkurt duke i thënë: “Ju nuk iu përgjigjët pyetjes time, më vjen keq jemi në minutin e fundit dhe mua më duhet ta ndërpres. Mbaroi koha.
Ilir Beqaj është më i akuzuari nga ministrat e qeverisë Rama për korrupsion me disa koncesione e tendera, por edhe me ish -kompaninë e tij private. Opozita thotë se ai u ka dhënë klientëve të kryeministrit Rama qindra milioën euro koncesione. Për tre prej tyre kanë nisur hetimet në prokurori. Kompania Intech + e themeluar nga Beqja ka fituar afro 30 tendera pas ardhjes së PS në pushtet, në vlerën e 11 milionë eurove. Pavarësisht këtyre akuzave, ai është ministri më i mbrojtur publikisht nga kryeministri Edi Rama.














