Realizimi i setit fotografik të këngëtares Eneda Tarifa e cila këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, është kryer në Theth, Tropojë e Shkodër.
Është Bora Kokëdhima, vajza e deputeti socialist Koço Kokedhima e cila ka udhëtuar së bashku me Tarifën në veri të vendit. Por ndryshe nga udhëtimet e zakonshme, ajo ka preferuar që udhëtimin ta bëjnë me një helikopter, duke mos u kursyer për shpenzimet.
Videon nga udhëtimi, Bora e ka postuar në profilin e saj në Instagram. Në fakt brenda helikopterit, duket vetëm Eneida e cila po e shijon së tepërmi udhëtimin, fotografi Renuar Locaj dhe piloti, ndërsa Bora po i filmonte ato.
Por pas mbërritjes në Theth, Bora Kokëdhima dhe Eneida Tarifa, kanë shkrepur edhe një selfie së bashku, ndërsa mbrapa tyre qëndron helikopteri.
















