Një nga personat që udhëtonte në automjetin tip “Benz” me targë “AA 694 BB”, nuk ka bërë një gjest aspak të hijshëm, kur nga dritarja e parë e pasagjerit, ka goditur një grua në moshë me një shishe.
Video është postuar sot nga portali “Jeta Osh Qef”. Nga pamjet duket që ngjarja është filmuar te rruga e Durrësit.
Në video, duket një grua e cila është duke kaluar në vijat e bardha dhe debaton me personat në automjetin tip “Benz”, që frenojnë teksa ajo ecën për të arritur pjesën tjetër të trotuarit.
“Zonja ankohet për rrezikun që i kanoset teksa kalon rrugën, gjë që revolton një pasagjere, e cila i gjuan me një shishe uji”, shkruan portali që ka publikuar videon.















