Një 26-vjeçare shqiptare në Greqi është arrestuar nga policia pasi braktisi foshnjen e saj në rrugë.
Sipas mediave greke, shqiptarja pranoi se e kishte sjellë në jetë foshnjen e saj 3 ditë më parë dhe më pas e kishte braktisur pranë një ndërtese në qytetin Katerini.
Sipas hetimeve të policisë, 24-vjeçarja është e martuar me një shqiptar dhe së bashku kanë 4 fëmijë. Ky është fëmija i pestë që sollën në jetë. Ata jetojnë në Trikala, por dy muaj më parë vajza u transferua në Katerini në shtëpinë e prindërve të saj, pa i thënë askujt, shkruan Syri.net.
Policia zbuloi se foshnja e gjetur nga fqinjët i përket shqiptares 24-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Ajo u arrestua dhe akuzohet për ekspozim ndaj rrezikut të të miturve. Foshnja u dërgua në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën./SYRI.net/















