Shërbimi Informativ i Shtetit përveç se ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një dosje voluminoze për përfshirjen e zyrtarëve të policisë në kultivimin e kanabisit, ka përfshirë edhe administratorë të njësive vendore.
ABC News raporton se bëhet fjalë për kryetar njësish dhe kryepleq që janë identifikuar nga SHISH si të përfshirë në kultivimin e parcelave me kanabis sativa.
Disa prej tyre luajnë rolin e ndërmjetësuesve mes policisë së shtetit dhe kultivuesve, për mos prishjen dhe shkatërrimin e këtyre parcelave të hashashit.
Në raport, ngrihen edhe dyshime të përfshirjes në kultivimin, ruajtjen dhe mos cënimin e parcelave me hashash edhe të disa drejtuesve të policisë, shefave të komisariateve e të krimeve dhe inspektor të zonave të ndryshme.
Nisur nga këto të dhëna, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet me akuzën e grupit të strukturuar kriminal.















