Një efektiv policie është në mesin e 4 personave të arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operaconi të koduar ‘Weekend’, ku u sekuestruan 240 gram kokainë.
Të arrestuarit janë Gurian Lekzeqiri 40 vjeç punonjës policie në komisariatin Nr.2; Gëzim Sefa 47 vjeç; Ylli Milla 46 vjeç dhe Edmond Laska 55 vjeç.
Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit kokainë në zonën e Oxhakut.
Në momentet e ndalimit, Gurian Lekzeqiri ishte në sediljen e drejtuesit të automjetit tip “Audi” dhe Ylli Milla ndodhej në sediljen e pasme, dy shtetasit e tjerë ndodheshin jashtë automjetit. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit u konstatua lënda e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një makinë Audi me targë AA797IU dhe 5 celularë.















