Policia dhe shoqëria civile u përplasën sërish në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë. Përplasja ndodhi kur dhjetëra të rinj u bashkuan për të ndaluar betonizimin e Parkut.
Ata i kërkuan kryebashkiakut Erion Veliaj të ndalojë projektin për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë.
Protestuesit kërkuan që të hynin në zonën e rrethuar, për të mbuluar zhavorrin e hedhur dhe për të ngritur disa çadra, por hasën në kundështimin e forcave të policisë bashkiake.
Nga përplasja pati edhe të lënduar nga të dyja palët.
















