Këto janë pamjet e aksionit të Policisë së Tiranës për arrestimin e tre grabitësve të bankës së nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.
Tre të arrestuarit janë Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues në Tirane, i dënuar më parë për vjedhje; Alan Babamato 23 vjeç lindur ne Fier dhe banues në Tiranë dhe Robert Kulla 35 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për rrëmbim mbajtje peng personi, armëmbajtje pa leje.
Policia sekuestroi edhe një pjesë të parave të vjedhura, 16.730 dollarë amerikanë, 2.625.000 Lekë të vjetra dhe 10.480 Euro. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën gjithashtu edhe karta SIM dhe celularë, fishë dhe sende të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve./SYRI.net/















