Këta janë shqiptarët që u arrestuan sot në Itali, pjesë e një bande kriminale që trafikonte armë dhe drogë si dhe plaçkiste, xhiruar në qendër të Torvaianica. Po ashtu, në videon e dytë më poshtë, filmimet e fshehta nga policia të veprimtarisë së tyre.
Në kuadrin e operacionit nr.2 të koduar shqip “Ça bon”, Policia e Romës ka ekzekutuar një urdhër arrësti për 22 shqiptarë që i përkasin një organizate kriminale që merrej me importin dhe tregtinë e drogës, me plaçkitje dhe vjedhje me armë në Pomezia, Torvaianica e Ardea.
Operacioni u krye këtë mëngjes, herët në agim, i koordinuar nga Shërbimi Qëndror Operativ në bashkëpunim aktiv me Skuadrën e Shpejtë të Ankonës, Kuneos, Padovës, Pratos dhe Viterbos, afro 100 policë, pjesë e departamentit të hetimit dhe njesive speciale të Policisë së Shtetit.
Në rrjedhën e hetimeve që kanë nisur vite 2 vite më parë, janë gjetur dhe konfiskuar në disa raste 350 kg marihuanë, 500 gram. kokainë, dy armë dhe 2 armë ilegale të Policisë së Shtetit të përdorura për të simuluar kontrollet dhe “lehtësuar grabitjet” . Nga operacioni nr.1 “Ça bon” në janar 2014, janë të arrestuar pesë shtetas shqiptarë përgjegjës për import të më shumë se 800 kg. marijuana fshehur brenda një blloku gjigand shkëmbi.
























