• Latest
  • Trending
  • All

Hisoria prekëse dhe lutja e të burgosurit shqiptar: Dua të kaloj ditët e fundit të jetës pranë familjes

10/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Hisoria prekëse dhe lutja e të burgosurit shqiptar: Dua të kaloj ditët e fundit të jetës pranë familjes

10/06/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Fati nganjëherë është përbindësh. Të paktën i tillë është për Miriem Musollarin, nga fshati Lozhan i Maliqit.

Është vetëm 29 vjeç dhe po tretet dita-ditës nga një sëmundje vdekjeprurëse.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ndërsa ndodhet në vendin që në një situatë të tillë nuk duhej të ishte, në një nga qelitë e Burgut të Sigurisë së Lartë të Drenovës.

Fati i keq e ka ndjekur që herët, me vdekjen njëri pas tjetrit të prindërve e më pas vëllait dhe motrës.

I mbetur i vetëm dhe në gjendje të keqe ekonomike, i riu ka vjedhur një shumë lekësh në një farmaci dhe ka përfunduar në burg.

Gjykata e Korçës e ka dënuar atë me 3 vjet heqje lirie.

Por, jo vetëm kaq.

Një vit më parë, Musollari ka mësuar se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe tani i duhet të përballet njëkohësisht me drejtësinë dhe me vdekjen.

Në gjendje të rënduar psikologjike dhe pa shpresë, Miriem Musollari kërkon të lihet i lirë, ndonëse i kanë mbetur edhe 20 muaj për të përfunduar dënimin.

Në një intervistë dhënë për “Gazeta Shqiptare”, i dënuari tregon me detaje historinë e tij rrëqethëse.

Musollari pohon se u detyrua të vidhte se kishte mbetur pa bukë. I rrënuar dhe i pashpresë, i riu thotë se është shokuar kur ka mësuar se vuante nga një sëmundje dhe se i ka ditët të numëruara. Ai shprehet se prej asaj dite kur mori lajmin e kobshëm, jeton i vetmuar dhe është krejt i pashpresë. Ndërsa nuk mund të thotë sëmundjen që po i merr jetën, pasi do të braktisej nga të gjithë. Ndërkohë, i burgosuri Miriem Musollari i bën apel ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë që ta lënë të lirë dhe t’i kalojë ditët e fundit të jetës në shtëpinë e tij. Sipas të riut, gjykata ia ka refuzuar dy herë kërkesën për lirim me kusht.

Miriem, për çfarë jeni dënuar dhe sa vite?

Jam dënuar me 3 vjet heqje lirie për veprën penale të “Vjedhjes”. Tani më kanë mbetur edhe 20 muaj dënim. Në kohën kur shkela ligjin, isha i dërrmuar si njeri dhe nuk dija se çfarë të bëja. Ishte një moment dobësie, pasi nuk kontrolloja dot veten për hallet që kisha. Isha pa bukë dhe pa ujë. Po ecja në rrugë dhe pashë një farmaci hapur, dhe pa u menduar dy herë shkova dhe vodha gjithë lekët që ishin në arkë. Më kapi policia, ndërsa gjykata më dënoi me 3 vjet burg. E meritoj dënimin, por në këtë gjendje që jam tani, s’kam fuqi të qëndroj në këto ambiente kaq të ftohta dhe të zeza. Jam shumë i sëmurë.

Nga çfarë sëmundje vuani dhe prej sa kohësh?

Kam më se një vit që e kam mësuar se vuaj nga një sëmundje prej së cilës nuk kam shpëtim. Shpesh kisha dhimbje, këputje dhe lodhje. Ndihesha i pafuqishëm. Gjendja ime shëndetësore u përkeqësua, ndaj më dërguan me urgjencë në spitalin e burgjeve në Tiranë. Pasi kam bërë të gjitha analizat, më thanë se isha prekur nga një sëmundje vdekjeprurëse. U shtanga. Atë moment doja vetëm të hidhesha nga kati i dytë dhe të mbyllja sytë. (qan) Nuk dua ta bëj publike sëmundjen time, pasi kjo do të ishte një traumë tjetër për mua. Kam arsye të forta për të mos e bërë publike, sepse përveç meje preken edhe dy persona të tjerë, të pafajshëm. Pastaj askush nuk do të qëndronte këtu me mua. Sidomos këtu, ku jeta është luftë.

Po familja juaj, e di se ju vuani nga një sëmundje vdekjeprurëse?

Familja ime… Ah sikur ta kisha familjen! Dy prindërit e mi kanë vdekur nga një sëmundje e rëndë. Edhe motra e vëllai u ndanë nga jeta po nga një sëmundje e rëndë. Unë s’kam askënd. Të afërmit e tjerë më kanë braktisur. Shokët më sjellin ushqime dhe veshmbathje këtu

Si është jeta këtu në burg?

Ferr. Një ferr i vërtetë. Askush nuk do t’ia dijë për të burgosurit. Ilaçe nuk ka. Mjeku vjen një herë në javë. Nëse kërkojmë diçka, na trajtojnë si kafshë. Unë kam nevojë të pi ilaçe rregullisht, në të kundërt mund të vdes nga momenti në moment. Ilaçe s’ka. Po tretem dita-ditës.

Çfarë kërkoni?

Unë kam kërkuar në gjykatë lirim me kusht për shkak të gjendjes sime të rënduar shëndetësore. Dy herë ma kanë refuzuar kërkesën, pasi sipas ekspertit mjekoligjor nga Tirana, nuk është e rrezikshme sëmundja ime. Kjo është vërtet qesharake, sepse nëse unë do e them publikisht sëmundjen nga e cila vuaj, do të shokohen të gjithë me këtë që thotë mjeku. Unë i kam ditët të numëruara. Do të luftoj deri në fund për të fituar lirinë, pasi nuk kam lekë të paguaj mjekun që më kërkoi të jepte firmën në gjykatë. Kam besim te ministri i Drejtësisë se do ta pranojë kërkesën time. I përgjërohem ministrit që të më plotësojnë dëshirën e fundit, që të shkoj dhe të jap shpirt në shtëpi e të prehem pranë prindërve të mi. /Gazeta Shqiptare/

Tags: edi rama
Previous Post

VIDEO/ Këta janë trafikantët shqiptarë që u arrestuan sot në Itali, operacioni “Ça bon”

Next Post

Del për 30 ditë leje, i dënuari arratiset nga burgu

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Del për 30 ditë leje, i dënuari arratiset nga burgu

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.