Një sasi lënde narkotike është sekuestruar mëngjesin e sotëm në doganën e Kapshticës dhe në pranga janë vënë dy persona. Bëhet fjalë për një aksion të zhvilluar sot ku droga preh 92 kilogramësh kanabis sativa një serbatorin e një kamioni.
Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me doganën që mbikëqyr skanerin dhe Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të DVP- Korçë, u godit një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Artur Yzeiri, 51 vjeç, banues në fshatin Ravonik dhe Astrit Haxhi, 55 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit me qen antidrogë, në vijën e dytë në dalje, ku mjeti tip kamion i markës “Scania” me targa AA630 KO, u përzgjodh për kontroll të detajuar , u krijuan dyshime se në pjesën e serbatorit të mjetit, ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
Kontrolli më pas, ka vijuar edhe me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku në një vend të përshtatur, pikërisht tek pjesa e serbatorit u evidentuan:
18 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 92 Kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Artur Yzeiri ka qenë drejtues i mjetit, ndërsa Astrit Haxhi pasagjer. Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.




















