Ja cilët janë katër viktimat e sotme që humbën jetën në kanalin e hidrovorit të Velipojës, publikuar nga Policia e Shkodrës, 2 shqiptarë dhe 2 italianë, 3 meshkuj dhe 1 femër:
Besmir Kola 29 vjeç
Artenisa Peraj 24 vjeçe
Giorgio Angelo 25 vjeç dhe një person tjetër ende i paidentifikuar.
Aksidenti i rëndë me 4 të vdekur ndodhi në Velipojë në mëngjes. Viktimat po udhëtonin me një BMW me targa AA 767 HF kur makina befas ka rënë në kanalin e hidrovorit. Të rinjtë janë mbytur duke mos pasur mundësi të dalin nga makina.

























