Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho ka mahnitur publikun francez në Festivalin e Muzikës Klasike. Jaho interpretoi “Maria Stuarda”, nga opera e Gaetano Donizetti, që është një apel për paqen.
Pas festivalit, vet Ermonela ka shkruar në profilin e saj në Facebook se muzika madhështore na frymëzon gjithmonë të gjithëve.
Përveç interpretimit fantastik ashtu si në çdo skenë tjetër botërore ku sopranoja është vlerësuar maksimalisht, ra në sy edhe kryqëzimi i duarve të Jahos si një shqiponjë e vërtetë.
Një analogji kjo e mrekullueshme edhe me atmosferën kuq e zi në Francë, ku kombëtarja shqiptare debutoi për herë të parë në Euro 2016.















