Qeveria Britanike po përballet me presionin për të filluar negociatat e Brexit menjëherë pas votimit historik për të lënë bllokun 28-anëtarësh.
Zyrtarët e Bashkimit Europian i kanë bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar për të filluar procesin e daljes sa më shpejt të jetë e mundur.
Dalja e Britanikëve është konsideruar nga zyrtarët e unionit si goditja më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, në përpjekjet evropiane në unitet dhe bashkim.
“Ne tani presim që qeveria Britanike t’i japë fuqi vendimit të popullit britanik sa më shpejt të jetë e mundur, sado i dhimbshëm të jetë ky proces”, tha Jean Claude Juncker President i BE pas takimit në Bruksel më zyrtarët më të rëndësishëm të unionit.















