Zbardhen detaje të reja në lidhje me djegien e katër makinave që u përfshinë nga flakët gjatë natës në Tiranës.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autorja është një 23-vjeçare nga Tirana, e cila i ka vënë flakën qëllimisht automjeteve në pronësi të 56-vjeçarit me iniciale V. P., i cili është babai i të dashurit të vajzës.
Sipas policisë, nga pamjet filmike në momentin kur është vënë zjarri është bërë e mundur identifikimi i autores së dyshuar. Ajo është Desara Mançellari, 23 vjeç nga Tirana, e cila është ndaluar.
Motivi i zjarrëvënies, sipas policisë ka qenë një konflikt për motive të dobëta mes Mancellarit dhe djalit të të dëmtuarit, që mësohet se është i dashuri i vajzës.















