Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Fast “, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Arjan Tabakut, 49 vjeç, banues në Krujë dhe të Romin Davidhi, 28 vjeç, banues në Durrës, punonjës në Komandën e Forcave Detare..
Arrestimi i tyre u bë pasi në 14 qershor në lagjen Nr.13, Plazh, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Fiat, me targa AA 799 LB , me drejtues shtetasin Arjan Tabaku, ‘ u gjetën dhe i’u sekuestruan rreth 10 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; një trup pistolete bashkë me tytën; fishekë të kalibrit 7.62 mm; mjeti tip Fiat me targa AA 799 LB, mjeti tip Fiat me targa AA 078 GP; katër aparate telefoni celularë. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.K. 25 vjeç, banues në Durrësz















