Një gomone e vjedhur në Greqi është gjetur në një shtëpi të braktisur në Çukë të Sarandës. Policia e sekuestroi pas informacionit që mori nga Interpol dhe policia greke se gomonia e vjedhur gjendej në Sarandë. Ajo ishte lokalizuar nëpërmjet sistemit GPS që kishte të instaluar. Mjeti lundrues mësohet se i përket një lordi anglez, bashkëpunëtor i fondacionit “Butrinti”. Policia dyshon se gomonia ishte vjedhur për t’u përdorur për trafik droge. Deri tani nuk ka asnjë të ndaluar si autor i vjedhjes. Policia bëri të ditur se gomonia ishte vjedhur një ditë më parë në Korfuz. /Lapsi.al
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















