Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell shpresonë që kjo marrëveshje të hap një kapitull të ri në procesin e punësimit ka përfunduar ambasadori O’Connell.
Në anën tjetër Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se vlerësojmë se duhet të bëjmë më të mirën kështu duke vlerësuar anën profesionale për njerëzit, që siç thotë ai do të drejtojnë këto borde.
“Dëshiroj që në emër të Qeverisë ta falënderoj ambasadorin për këtë marrëveshje si dhe kryetarin e kuvendit me të cilin i kemi bashkërenditë këto punë. Ne vlerësojmë se duhet të bëjmë më të mirën kështu duke vlerësuar anën profesionale për njerëzit që do të drejtojnë këto borde . Prandaj si qeveri bashkërisht do të bëjmë zgjidhje të mira si dhe të shikojmë edhe vërejtjet e raportit të progresit”, tha Mustafa.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit Kadri veseli tha se nepotizmi dhe punësimet është një realitet që ka ndodhur që 16 vite.
“Janë një vit punë me kryeministrin dhe ambasadorin me të cilët kemi punuar për këtë çështje. Ne të gjithë i kemi ditë problemet ku i kemi dhe ku gjendemi . Nepotizmi dhe punësimet është një realitet që ka ndodhur që 16 vite. Inkurajoj të gjithë që të konkurrojnë në ndërmarrje publike dhe ata do të kenë sukses se do të zgjedhën më të mirët. Ambasadori na ka ndihmuar në këtë çështje. Shumë shpejt do ta shikojmë edhe sektorin e prokurimit publik”, tha Veseli.






















