“Në Mitrovicë sonte bashkë me mijëra simpatizues bëra tifo për përfaqësuesen tonë në basketboll, e cila luajti shumë mirë ndaj Sllovenisë në sallën e sporteve në Mitrovicë”, shkruan Veseli në llogarinë e tij në Facebook.
Ai thotë se pavarësisht rezultatit, lojtarët luajtën shumë mirë dhe se gjithmonë duhet të mbështesim sportistët tanë që përfaqësojnë shtetin tonë.
“Pavarësisht rezultatit, gjithmonë duhet të jemi në mbështetje të sportistëve tanë që përfaqësojnë shtetin tonë. Forca Kosova!”, shkruan Veseli.























