Ai tha se me këtë opozitë është vështirë të arrihet unitet për çfarëdo lloj marrëveshje pasi ata qe 1 vit e kanë mbajtur liberalizimin e vizave të bllokuar për interesa të ngushta politike.
Veseli tha se kjo është një përpjekje e tij për të unifikuar klasën politike dhe për të bërë përpjekje për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit opozitës thanë se nuk do ta mbështesin deklaratën e kryeparlamentarit Veseli për liberalizim të vizave nëse aty nuk hynë propozimi i opozitës që marrëveshja e demarkacionit të kthehet nga fillimi, transmeton lajmi.net.
Në draft-deklaratën e kryeparlamentarit Vesel, u bëhet thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që miratojnë liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe jepet zotimi se klasa politike në Kosovë do të merr në shqyrtim në një të ardhme të afërt marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.





















