Në foto, pjesëmarrësit në këtë shëtitje në bjeshkë, shihen me instrumente në dorë duke kënduar.
Postimi i Veslit:
Dje kalova një pasdite të veçantë, në Bjeshkët e Bajgorës, me shumë nga bashkëluftëtarët e mi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne ndihemi të gjithë krenarë për luftën tonë për liri, por jemi po ashtu shumë të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë për të bërë për vendin tonë.
Ashtu sikurse dje për çlirimin e vendit, edhe sot jemi të vendosur që Kosovën tonë ta bëjmë shtet modern, me sundim të ligjit e me ekonomi të zhvilluar ku të ketë mirëqenie për çdo qytetar. Nuk kemi alternativë më të mirë! K.V.
























